Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krimi në familje, Marsela Pushani njihet sot me masën e sigurisë

Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj, Amanda Pushani do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, më 2 shtator.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amandës si natyrale, por autopsia zbuloi se kishte humbur jetën pas një goditjeje me thikë.

Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike.

Edhe e ëma, njësoj si Marsela deklaroi se Amanda pinte dhe shpesh i dhunonte dhe kërcënonte.

Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës./