
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm në Maqedoninë e Veriut. Një 36-vjeçare ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj dhe vjehrrin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kratovë. Pas krimit të dyfishtë, autorja është arrestuar nga policia.
Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut shkak i vrasjes së dyfishtë dyshohet se ka qenë një sherr në familje. Bashkëshorti i 36-vjeçares, 38 vjeç dhe babai i tij, 63 vjeç, janë konfirmuar të vdekur.