Kriminologia Dita Çaprazi, në “Frontal” ka radhitur shkaqet që çojnë në rritjet e rasteve të krimit.
Sipas saj, shkaqe janë është varfëria dhe papunësia.
“Individët që nuk janë në gjendje të sigurojnë jetesën me mjete legjitime, shpesh përdorin aktivitete të paligjshme dhe janë potencialë që të bëhen kriminelë dhe njerëz që mund të kryejnë një akti krim”, tha ajo.
Më pas, ajo tha se në rritjen e krimit ndikon edhe varësia nga droga dhe alkooli.
“Vendet me shkallë më të lartë të varfërisë priren të kenë shkallë të lartë të krimit. Përveç kësaj faktorë tjerë si abuzimi me substanca është një kontribues tjetër i sjelljes kriminale, varësia nga droga dhe alkooli dhe substancave tjera narkotike mund ta dobësojnë shumë gjykimin dhe aftësinë vendimmarrëse të individit dhe kjo mund ta çojë atë në zgjedhje të aktiviteteve kriminale”, tha Çaprazi në “Frontal”.