Shqiprim Arifi është shkarkuar nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës.
Kjo gjë, ka nxitur reagime të mëdha.
E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, transmeton “Bota sot”,
Ai ka ironizuar me Arifin dhe shkarkimin e tij, duke thënë se ka menduar që ai ka “qenë lider i opozitës n’Kosovë”.
Këtë e ka thënë Kraki, bazuar në faktin se Arifi ka qenë shumë kritikë dhe shpesh ka hedhur akuza ndaj Kurtit.
Postimi i plotë
U habita kur mora vesh për shkarkimin e Shqipërim Arifit n’Preshevë.
Unë deri vonë kam mendu që ai ishte lider i opozitës n’Kosovë.
Vakia Zotit! Çka s’nin njeri.