Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kritikat e aleatëve për dinarin, Kurti: Unë duhet ta mbrojë, ta përfaqësojë Kosovën më mirë se ata

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell. Stewart një ish – diplomat në rajon që thotë se e ka takuar Kurtin para 20 vitesh, ndërsa Campbell, ish – këshilltar dhe strateg i komunikimt të Tony Blair, gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë kryeministër. Campbell më vonë bashkë me ish -shefin e tij kanë ardhur në rajonin e Ballkanit si konsulentë të Edi Ramës e Aleksandar Vuçiqit, ndërkohë që këtë e kanë bërë edhe për qeveri tjera në botë.

Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur edhe raportet me aleatët e Kosovës dhe sidomos për çështjen e dinarit dhe kritikat që ka marrë.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso’ja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE , SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kryeministri.

“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë Kryeministri.

Kurti në këtë takim ka folur për Putinin, burgun dhe Serbinë.