Sekretari amerikan, Antony Blinken, ka arritur në Egjipt, ku do të zhvillojë takim me presidentin e këtij vendi, Abdel Fattah El-Sisi, për të diskutuar lidhur me lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza.
Vizita e tij ndodhë në kuadër të turit në Lindjen e Mesme në përpjekjet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje për ndalimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Gazas, i rinisur në tetor të vitit të kaluar./teve1.info/