Kroati shtyn veturën me kilometra, theu rekordin Gines

Një atlet kroat e ka shtyrë veturën për 106 kilometra, gjë që e bëri atë të thejë rekordin Gines.

Tomislav Lubenjak e theu rekordin botëror të Ginesit kur kaloi 24 orë duke e shtyrë një veturë Smart për 106 kilometra, transmeton lajmi.net.

Kroati e theu rekordin pasi e tejkaloi atë të mëparshmin, i cili shënjonte shtyrjen e veturës në 82 kilometra.

Rregullat e Ginesit kërkojnë që vetura prej 730 kilogramësh të ketë një ngasës dhe që ngasësi të ndërrohet çdo katër orë. Lubenjakut iu mundësuan pauzat treminutëshe pas çdo ore.

“Si një ish atlet profesionist unë e dija se në çfarë sfide po hyja dhe se çfarë sfida fizike dhe psikologjike do të hasja”, u shpreh Lubenjak për Croatia Week. /Lajmi.net/