Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dënohet me 2 vjet burg

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me dy vjet burg Fredi Belerin, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Vendimi u dha nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimiter Lara.

Beleri kërkoi pafajësi ose në rast të kundërt aplikimin e nenit 59 të kodit penal, që parashikon pezullimin e dënimit në burg dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me shërbim prove.

SPAK nga ana e vet kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë që e dënoi Belerin me 2 vite burg për korrupsion ne zgjedhje.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg që prej 12 majit të 2023.

Ai fitoi mandatin e deputetit në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.

Me vendimin e sotëm të Apelit, që është i formës së prerë ai do të qëndrojë në burg deri në tetor dhe nuk do të mund të shkojë në Strasburg në korrik për të bërë betimin si eurodeputet. /euronews.al/