Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryediplomati shqiptar takohet me Zelenskyn në Kiev: Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me kryeministrin Denys Shmyhal, si dhe me zyrtarë tjerë ukrainas.

Hasani ka bërë të ditur se kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian.


Reklamë

“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Madje, ai shtoi se Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes europiane./teve1.info/