Kryediplomatja e Finlandës, Elina Valtonen, ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.
Në pamjet që ka publikuar Ambasada e Finlandës në Kosovë shihet se Valtonen është pritur në aeroport nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
“Mirëseerdhe në Republikën e Kosovës, Ministre Elina Valtonen”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Gërvalla do ta pres në zyre Valtonen në orën 11:00.
Valtonen do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, duke filluar nga ora 15:00.