Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë shkelje të urdhrit të trupit gjykues sa i përket zhvillimit të procedurës gjyqësore.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve.
Ai ka theksuar se prokuroria nuk e ka sjellur dëshmitarin e radhës në seancën e sotme gjyqësore.
Kryegjykatësi Charles Smith ka paralajmëruar ZPS-së se një shkelje e dytë do të shqyrtohet për marrje sanksionesh.