2
Eugen Cakolli nga DnV, ka thënë se një ditë para certifikimit të rezultateve zgjedhore, anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat të deputetit duhet të japin dorëheqje.
”Ligjërisht kryeministri, të gjithë duhet që deri sonte në mesnatë të ofrojnë dorëheqjet e tyre për shkak se ligji e përcakton qartazi që në rast se dikush nga kabineti qeveritar ka fituar mandatin e deputetit duhet të japin dorëheqja nga pozita në Qeveri ditën para certifikimit të rezultateve, e që i bie sonte deri në mesnatë dhe pikërisht njoftimi i KQZ-së ka qenë në funksion të këtij elementi”, ka thënë ai në T7.
Kjo përfshin kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu, Hekuan Murati, Donika Gërvalla, Faton Peci./Indeksonline/