Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka konfirmuar se s’do të ketë ç’njohje të Kosovës.
Kështu tha Spajiç gjatë një interviste për media gjermane, derisa theksoi se qëndrimi i Malit të Zi, që ka njohur Kosovën, më 2008, nuk do të ndryshojë.
“Ne e duam Serbinë. Është vendi ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40% e turistëve te ne janë serbë etnikë. Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, rruga jonë evropiane, anëtarësimi në NATO dhe vazhdimi i njohjes së Kosovës”, ka thënë ai.
Më tej, Spajiq, ka thënë se Mali i Zi do të luajë rol të rëndësishëm në përafrimin e marrëdhënieve midis vendeve në Ballkanin Perëndimor.