Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa në ditë që të dalë prej zyrës së tij, ku tash e sa ditë po qëndron brenda saj.
Kurti e ka falënderuar për qëndresën e tij shembullore.
Postimi në Facebook:
Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Ç
ka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).
E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.