Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr.Curtis Youngs.
U theksuan të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori.