Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u lirua javë më parë nga burgu i Serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Dje në Korishë të Prizrenit vizituam familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u lirua së fundmi nga burgu i Serbisë, pas burgimit të padrejtë atje për plot një vit.
Familja Dakaj është dëshmi e dhembjes dhe qëndresës së popullit tonë. Gjatë luftës, Hasani humbi vëllanë, Përparimin dhe gjyshen e tij, Hajrijen. Nëna e tij, Emine Dakaj, mbijetoi me plagë të rënda, duke humbur njërën këmbë.
Duke nderuar trashëgiminë e luftës dhe sakrificat për liri, angazhohemi për një të ardhme të ndritur për Republikën!