
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë.
“Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”, tha Kurti.
“Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj”, thuhet në urimin e tij.