Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit. Urimin e tij, kryeministri e bëri nga një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës, Xhamia Pirinaz në lagjen “Vellusha”.
Atje, kryeministri shkoi bashkë me myftiun Naim Tërnavën dhe ministrin Hajrulla Çeku, një ditë pasi kjo xhami është hapur pas renovimit, shkruan Insajderi.
“Meqenëse është tejet i bukur, diku së paku 4 shekuj e gjysmë i moçëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë”, deklaroi Kurti.
Kurti falënderoi Naim Tërnavën për mikpritjen dhe shoqërimin për të parë renovimin dhe punimet që sipas tij janë bërë me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
“Është vlerë e lartë historike dhe kulturore meqenëse mësuam se këtu medresenë e ka përfunduar hoxhë Kadri Prishtina,” ku sipas Kurtit kështu paraqet një rrëfim të rëndësishëm për historinë e kryeqytetit dhe të popullit.
Pas xhamisë së Pirinaz, ata vizituan edhe xhaminë Alaudin.
Poashtu, Naim Tërnava falënderoi Kurtin që në natën e madhe e vizitoi xhaminë “Pirinaz” dhe “Alaudin.
“Në këtë natë të madhe ku të gjithë përgatiten të agjërojnë, ku agjërimi na bën t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron,” u shpreh Kurti.
Kryeministri uroj muajin e ramazanit duke iu uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.