Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeministri Xhaferi dhe Ramiz Lladrovci priten në Odën e Jasharajve dhe bëjnë homazhe në Prekaz

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i madh i Komandantit legjendar Adem Jashari, më pastaj kanë bërë homazhe dhe vendosen buqeta me lule në Memorialin e Jasharajve në Prekaz.

“Ky nderim për Epopenë e UÇK-së dhe Familjen Jashari, nga personalitetet qendrore e lokale, të shqiptarëve kudo jetojnë, dëshmon se janë të njëjtat vlera dhe përkushtim për të kaluarën, të tashmen dhe për rrugën e mëtejme brenda vlerave euro-atlantike”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe mikun tim, Talat Xhaferin, për nder të Epopesë së UÇK-së, takuam Bacën Rifat, në Kullën e Jasharajve, me ç’rast u cek rëndësia dhe pesha historike e kësaj Epopeje dhe Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjës Jashari, për Kosovën dhe kombin.

Kurora me lule vendosëm pranë Memorialit të Jasharajve dhe bëmë homazhe duke shprehur nderim dhe përkulje para veprës së tyre të jashtëzakonshme, përkulje me nderim për të gjithë dëshmorët e kombit, vepër e cila i dha udhë vullnetit qytetar të shqiptarëve për liri e barazi në trojet e veta. Ky nderim për Epopenë e UÇK-së dhe Familjen Jashari, nga personalitetet qendrore e lokale, të shqiptarëve kudo jetojnë, dëshmon se janë të njëjtat vlera dhe përkushtim për të kaluarën, të tashmen dhe për rrugën e mëtejme brenda vlerave euro-atlantike.

Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!