Kryeparlamentarja Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupaniq, gjatë së hënës do të vizitojë vendin, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmanin.
Takimi do të fillojë në orën 12:30 dhe do të zhvillohet në Presidencë.
Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje gjatë pritjes në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit. Ky takim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të diskutuar dhe forcuar marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Sllovenisë
Gjithashtu, kryeparlamentarja sllovene do ta takojë edhe homologun e saj kosovar, Glauk Konjufcën, me fillim prej orës 11:00.