Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale thërret konferencë për media, Miftaraj: Me gjasë sot ngritet aktakuza për rastin e Banjskës

 
   

Kryeprokurori i Prokrurorisë Speciale, Blerim Isufaj do të mbajë një konferencë për media sot në drekë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar për orën e konferencës, por pa bërë të ditur arsyen e saj.

“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se “me gjasë” arsyeja e thirrjes së kësaj konference është ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Blerim Isufaj sot konference per media ne ora 12. Me gjase sot ngritet aktakuza ne rastin Banjskë. Shpresojme se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin ne menyren me profesionale te mundshme”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti e ka kritikuar vazhdimisht Prokurorinë Speciale që “përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë” nuk ngriti aktakuzë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Milan Radoiçiq më 29 shtator e kishte marrë përgjegjësinë për atë sulm, përmes avokatit të tij.