Për të biseduar lidhur me fillimin e regjistrimin e Popullsisë në Kosovë, në studion e emisionit “Frontal” ishte dhe Avni Kastrati, krye shef i ASK-së.
Ai tha se sfidat janë goxha të mëdha, duke përmendur edhe disa nga to, ku sfidat fillojnë nga ato teknike e deri te ato të identifikimit të zonave.
Por këto sfida kalojnë më lehtë deklaroi Kastrati kur edhe qytetarët e dinë se çfarë duhet të kenë parasysh.
“Pyetjet janë të zakonshme, që i bëjnë në të gjitha botën, intervista në ekonomitë familjare nuk do të zgjasin shumë, ani varet nga numri i anëtarëve, dhe tek gratë ka më shumë pyetje që mund të zgjasë pak më shumë”.
Kastrati tregoj se si të identifikohen regjistruesit e popullsisë.
“Ai duhet të ketë një jelek, edhe një qantë, duhet ta ketë një mjet identifikues ku shihet edhe një letër ku ka autorizim, sepse vetëm personat e autorizuar mund ta kryejnë regjistrimin e popullsisë”
I pari i ASK-së tregoi që ata janë duke punuar së bashku edhe me organet e rendit për të ndaluar çdo parregullsi.