Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeshefi i KOSTT-it takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së, flasin për projektin e baterive

 
   

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, ka pritur në takim një delegacion të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC-së, të prirë nga zëvendëspresidenti dhe këshilltari i përgjithshëm i MCC-së, Peter Jaffe.

Bëhet e ditur se në takim u fol rreth angazhimeve të KOSTT-it, si njëri nga partnerët kyç në implementimin e projektit të sistemit akumulues të baterive, ku njëra do të menaxhohet nga KOSTT-i si dhe përgatitjet për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga marrëveshja e Programit Kompakt, e cila është nënshkruar në mes Kosovës dhe ShBA-ve.

“Kryeshefi informoi z. Jaffe dhe ekipin e tij për rolin dhe përgjegjësitë e KOSTT në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, sfidat me të cilat është përballur viteve të fundit dhe projektet në të ardhmen. Me këtë rast të pranishmit vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në kuadër të KOSTT”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se projekti i baterive do të ketë ndikim të theksuar në balancimin e sistemit në kohë reale si dhe do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Kosovës.