Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryesindikalisti i Arsimit: Mohimi i dialogut është shkollë e instaluar nga Albin Kurti, shembulli më i keq

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveritë e kaluara kanë qenë në dialog të vazhdueshëm me këtë sindikatë.

Ndërsa me këtë aktualen nuk është e njëjta.

“Te qeveritë para kësaj, ka qenë traditë dhe ka qenë një komunikim edhe kur jemi përplasë, edhe kur nuk jemi pajtuar nuk është mbyllur dera as në SBASHK, e as në qeveri. Çdo herë kemi ditur se çfarë po ndodh, cilat janë idetë e MASHT-it, dhe MASHT-i e ka ditur gjithmonë se cilat janë idetë dhe kundërshtimet tona. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, e sidomos nga greva e tutje çdo komunikim është mbyllur pa fajin tonë”, thotë ai.

Sipas Jasharajt, kjo është shkollë e instaluar nga kryeministri Kurti me ministra.

“Ky mohim i dialogut tregon shkollën që e ka instalu zoti Kurti, Hekuran Murati dhe ministrat tjerë që mos të dialogohet, që mos të përfillen kërkesat e palës tjetër dhe po them që Qeveria Kurti është shembulli më i keq i mungesës së dialogut i qasjes tepër të gabuar ndaj sindikatave, por jo vetëm ndaj nesh, por ndaj kujtdo që thotë diçka pak më ndryshe se ata vet”, thotë ai.

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj kërkon nga mësimdhënësit që t’i tolerojë nxënësit që shkojnë pa libra në shkollë.

Ai bënë thirrje që në javën e parë të mos fillohet me mësime të reja.

“Të hënën do të fillojë mësimi i rregullt, por do të fillojë pa tekste shkollore. Unë i lus mësimdhënësit e Kosovës që më së shumti të kenë kujdes për ata nxënës që na vijnë në shkollë pa tekste. I lutem kolegëve për ata fëmijë që në javën e parë ta kalojnë me përsëritje nga viti i kaluar shkollorë”, thotë ai.