Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryesuesi Hajdaraj viziton Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

 
   

Prishtinë, 5 prill 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, sot ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, ku është pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Ismet Ujkani.

Kryeprokurori Ujkani e ka njoftuar Kryesuesin Hajdaraj, për mbarëvajtjen e punëve dhe sfidave në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale në territorin që ka në kompetencë kjo prokurori, si dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet.

Po ashtu, Kryeprokurori Ujkani, ka theksuar se pas dorëheqjes së prokurorëve dhe stafit administrativ nga kjo prokurori ka pasur sfida për trajtimin e lëndëve të natyrës urgjente, andaj, e ka njoftuar Kryesuesin Hajdaraj, se ka bërë një kërkesë në Këshillin Prokurorial dhe tek Kryeprokurori i Shtetit, për shtimin e numrit të prokurorëve në këtë prokurori, me qëllim të mbarëvajtjes sa më efikase të punës në funksion të sundimit të ligjit.

Kryesuesi Hajdaraj dhe Kryeprokurorin Ujkani, diskutuan edhe për gjetjen e modaliteteve për vazhdimin dhe menaxhimin sa më të mirë të punës, si dhe për nevojat konkrete të kësaj prokurorie me qëllim zbatimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor.

Kryesuesi Hajdaraj, i ka ofruar mbështetje Kryeprokurorit Ujkani në bazë të kompetencave të tij si Kryesues i Këshillit Prokurorial, si dhe është zotuar se do të ndërmarrin të gjitha masat për krijimin e kushteve sa më të favorshme të punës, të cilat do të ndihmonin avancimin e sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit.

Në fund, Hajdaraj dhe Ujkani, kanë theksuar se me qëllim të zbatimit të planit të punës së kësaj prokurorie për vitin 2024, do të ketë koordinim të plotë të aktiviteteve të përbashkëta