Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari Aliu: Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” merr trajtimin e dinjitetshëm

 
   

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se pikërisht në përvjetorin e 25-të të Masakrës së Reçakut, përpos vendimit për inicimin e procedurave të shpronësimit për rritjes e hapësirës përkujtimore të Memorialit të Reçakut, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e grupit punues.

Sipas njoftimit, në këtë grup bën pjesë edhe kryetari Aliu, me detyrë hartimin e Projektit për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.

“Është e domosdoshme që vendi i mikpritjes e vizitave jo vetëm të përvitshme më 15 janar, por edhe të çdoditshme nga anekënd Kosovës dhe jashtë saj, të jetë hapësirë e dinjitetshme që paraqet me saktësi e ndjeshmëri krimin e gjenocidit dhe krimet kundër njerëzimit që janë kryer në Reçak nga aparati shtetëror sulmues i Serbisë”, shkruan ai në Facebook.

Më tej ka thënë se së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit punues, do të përkujdesen për detajet e finesat më të imëta, që të vënë në pah historinë e rëndë të një çerekshekulli më parë, ashtu që të mbesë si gur i së vërtetës e të dëshmojë për sa të jetë jeta mëngjesin e kobshëm e të trishtë të 15 janarit 1999.