Kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha i cili po raporton nga porotesta në Zveçan ka njoftuar se bashkë edhe me 30 gazetarë tjerë, shqiptarë e serbë kanë ngecur brenda një lokali në afërsi të komunës.
Ai ka bërë të ditur se serbë të maskuar po hedhin bomba me benzinë tërë kohën drejt trupave të NATO-s që janë vendosur në afërsi të tyre,
“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës.”, ka shkruar kryetari Rexha.
Në Zveçan po vazhdon edhe më tutje përleshja e protestuesve me KFOR-in.
With some 30 journalists, both Albanian and Serbs we are stuck in a coffee close to the municipal building. Masked Serbs are throwing petrol bombs towards NATO forces all the time. #Kosovo pic.twitter.com/5DVXjUQmKA
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) May 29, 2023