
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka folur në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.
Sipas Fejzullahut kishte vetëm dy zgjidhje për këtë, ose rritje të çmimit të energjisë ose reduktime.
Sipas tij, kërkesat e kompanive për furnizim me energji elektrike ishin që çmimi të rritej për 35%, por pas konsultimeve u propozua që çmimi të rritet për 15%.
Ai shpjegon pse konsumatorët duhet të paguajnë 15% më shumë për energjinë e shpenzuar nga 1 prilli.
“Kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike kanë mbetur të pandryshuara, ashtu siç ka mbetur edhe çmimi për konsumatorët me të drejtë universale që nga viti 2010, edhe pse kemi pasur inflacion çdo vit, veçanërisht në dy vitet e fundit. Çmimi i energjisë së prodhuar në Kosovë është 30 euro, ndërsa ai i importuar 150 euro. Kjo diferencë na detyron ose të reflektojmë dhe të mbulojmë koston, ose të kemi reduktime të energjisë elektrike. Mes dyjave, kemi konsideruar se më mirë është të importojmë energji sesa të kemi reduktime.” – ka thënë si në T7