Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i OAK: Ndalimi i pyetjeve të tërthorta se janë udhezuese është skandal, të merren masa

 
   

Seanca e mbajtur dje në rastin e 400 kg kokainë ku u dëgjua dëshmitarja, u përcoll me polemika pas një pyetjeje të tërthortë të mbrojtësit të të akuzuarit, Izet Sheqiri ndaj avokatit Besnik Berisha. Pyetja e avokatit u ndalua nga trupi gjykues dhe për këtë ka reaguar vet Berisha, i cili ka alarmuar se një gjë e tillë është e padrejtë dhe e kundërligjshme.

Avokati Berisha është shprehur se nuk ekziston një normë ligjore që e ndalon pyetjen udhëzuese në marrjen e tërthortë në pyetje dhe një gjë e tillë vetëm tregon përgatitjen e gjyqtarëve.

Siç ka shkruar Berisha, ndalimi u pyetjeve të tilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën skandal, madje gjyqtarët që do të vepronin në kundërshtim do të qortoheshin.

Një praktikë e tillë nga gjyqtarët në Kosovë të cilët falë ambasadës së SHBA-së ndjekin trajnime e specializime, Kryetari i Odës së Avokatëve thotë se përbën shqetësim.

“Ne SHBA, aty ku ka gjenezen marrja e terthorte ne pyetje ( cross examination) kjo do quhej skandal dhe per ata gjyqtare do kishte se paku qortim e trajnim.

Ne Kosove, kjo vertet perben shqetesim sepse eshte treguesi me i mire se sa pak mesojne gjyqtaret ne trajnim.

Shqetesuese edhe me shume behet situata kur kete mangesi e kane edhe gjyqtaret, te cilet,  fale perkrahjes se Ambasades se SHBA-ve kane ndjeke me dhjetera trajnime dhe kane viju edhe specializime!

Po e ftoj secilin publikisht qe ta gjej qofte edhe nje norme ligjore ose praktike gjyqesore qe e ndalon pyetjen udhezuese ne marrjen e terthorte ne pyetje?!

Nuk ka askund, eshte absolutisht e kunderligjshme dhe e padrejte, duhet te merren masa qe kjo mos te ndodh me, sa me shpejt!“

Ndryshe, në seancën e djeshme, avokati Berisha e pyeti dëshmitaren se nëse MCS-ja është kompania që merret me transportin detar, për çka dëshmitarja tha se është e saktë, por kur u pyet nëse kjo kompani “nuk ka asnjë lidhje me Mc Food”, përveç lidhje kontraktuale, prokurori special, Valdet Gashi, e kundërshtoi duke thënë se avokati po bënë pyetje orientuese.

Berisha po ashtu dje tha  se nga prokurori për të akuzuarit thuhen fjalët si “kriminel”, “grup i organizuar kriminal”, ndërsa u shpreh se nuk i ndalohet askund të shpreh habinë e tij se nuk kanë mësuar se si bëhen pyetjet tërthorazi orientuese.