Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i OVL e UÇK-së në Skenderaj paralajmëron se protesta e nesërme mund të jetë e dhunshme

Emin Lati, anëtar i Kryesisë së OVL UÇK-së, në FRONTAL të T7 ka folur për audio-incizimin ku shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa flet me Sllavko Simiqin e Listës Serbe për listat e veteranëve.

Lati ka thënë se Kusari-lila është dashur të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje publikisht.

“Ajo është deshtë më dhënë dorëheqje edhe me kërku falje publikisht edhe mos mu dok as në televizor. Po jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asafalt deri t’ia qesim eshtnat në tokë po jena ligë një trohë se me dal ajo me thanë atë sen është marre”, ka thënë ai.

“Derisa atyre nuk u vjen marre me na nënçmu neve, pse me na ardhë marre neve me folë. Do m’na ardhë puna me përdore ketë gjuhe të urrejtjes e ban vaki edhe me vepru krejt”, ka shtuar tutje Lati.

Ai ka paralajmëruar madje se protestat mund të jenë të dhunshme.

“Krejt janë kanë për, edhe krejt janë kanë me e ba pak ma të dhunshme. Jena lodhë”, tha Lati.