Izmir Zeqiri, kryetar i komunës së Zubin Potokut, në një intervistë për RTK për procesin e votimit gjatë ditë së sotme tha se ka shkuar mirë, qetë dhe pa ndonjë ekses.
Ai bëri të ditur se nuk ka votuar.
“Qytetarët kanë pasur mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit. Por ai rezultat është çfarë është. Unë do të vazhdoj punën normalisht”, deklaroi Zeqiri, teksa shtoi se është i kënaqur me punën e tij që ka arritur të bëjë në bashkëpunim me qytetarët e kësaj komune.
Ai shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qytetarët duke premtuar transparencë me qytetarët e kësaj komune pa dallim etnie.