Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetarja e Shkupit kërkon që të anulohet emërtimi i rrugës “Adem Demaqi”

Kryetarja e komunës së Shkupit, Danel Arsovska i ka kërkuar Këshillit të Qytetit të Shkupit që rrugës të emëruar me emrin e Adem Demaqit t’i kthehet emërtimi i mëparshëm.

“Sot kam dorëzuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit një iniciativë për rivendosjen e emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase” të cilën këshilltari i mëparshëm e ka ndryshuar në “Adem Demaçi”, për të cilën Qeveria ka dhënë pëlqimin për ndryshim”, ka shkruar Arsovska, përcjell teve1.info

Sipas Arsovskas, kësisoj do të “korrigjohej padrejtësia ndaj më shumë se 230 heronjve, pjesëtarëve të Brigadës së Dytë Maqedonase të të gjitha etnive që dhanë jetën në mbrojtje të Maqedonisë”.

Tutje ajo i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti që një rruge në Prishtinë t’ia vendos emrin e Todor Aleksandrovit, një figure të njohur si revolucionar për maqedonasit.

“Në të njëjtën kohë, dënoj fuqishëm retorikën nacionaliste dhe dua t’i propozoj një iniciativë të re kryeministrit të Kosovës Albin Kurti – të emërojë një rrugë në Prishtinë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili dikur bashkëpunoi në mënyrë aktive me Hasan Prishtinën, Azen Bejtën dhe Bajram Currin”, ka shkruar ajo.