Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeziu: Në gjykatën kushtetuese shkon draft statuti i BE-së, Kurti që e ka në tavolinë

 
   

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se Kosova e ka obligim ligjor dhe kushtetues që ti zbatojë kushtet për hyrje në Këshillin e Evropës.

“Detyrat të cilat janë të Kosovës dhe të sanksionuara me ligj qeveria e ka obligim kushtetues dhe ligjor që ato t’i zbatojë për hirë të një shteti të së drejtës ku sundon ligji të cilët janë kushte për hyrje në Këshillin e Evropës”, tha Kryeziu.

Tutje, ai shtoi se në gjykatën kushtetuese shkon draft statuti i Bashkimit Evropian ky që Kurti e ka në tavolinë sepse nuk ka tjetër.

“Në gjykatën kushtetuese shkon draft statuti i Bashkimit Evropian, ky që është sot nuk ka tjetër, pastaj gjykata Kushtetuese ka kompetenca që t’a vlerësoj a ka ndonjë dispozitë e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shtoi Kryeziu.