Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeziu thotë se Kushtetuta është e shkruar mirë për veri por sipas tij nuk po mund të hyj në funksion

 
   

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shumë mirë e hartuar për pjesën veriore, por sipas tij ky dokument nuk po mund të hyj në funksion.

Kadriu këto komente i bëri derisa u pyet nëse ka bërë mirë kryeministri Kurti që nuk e dërgoi Asociacionin në Kushtetuese, derisa tha se mendon se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të frikës nga kryeministri.

“Problemi është te menaxhimi, nuk është problemi te krijimi se ne Kushtetutën që e kemi shkru, a e dinë sa e mirë është, por s’kemi mujtë me e shti në funksion. Kushtetua është e shkëlqyeshme te menaxhimi, frika ma merr mendja është tek kryeministri, te Qeveria për menaxhimin e tashëm të atij etniteti juridik ose personi juridik që e quajmë ne. Është një institucion që ka kaluar në Parlament, ligji i ka 4-5 pika, ligjet që kalojnë në Parlament duhet të zbatohen nga Qeveria, këtu është shteti juridik, është sundimi i ligjit dhe demokracia, respektimi i të drejtave lirive të minoriteteve janë elemente bazike”, tha Kryeziu.

Ndërsa, sa i përket deklarimeve të Kurtit se nuk bënë pazare për KiE me Asociacionin, Kadriu tha se këto janë politika të gabuara.

“Këto janë politika dhe mendimi im është politika të gabuara se politika është si deti. Mund të flasësh çka duash por kur hyn konkret, unë jam për një shtet juridik ku sundon ligji nuk jam as për atë parti as për këtë parti, është problemi nacional, duhet të zgjidhet”, tha ai.