Shoqata e Gazetarëve të Mediave Turke në Kosovë – (KTGD) dënon ashpër sulmet fizike dhe dhunën ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në Leposaviq, në veri të Kosovës.
KTGD nëpërmjet një komunikate thekson se është e shqetësuar për sulmet fizike e dhe përdorimin e dhunës ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshit dhe 9 gazetarëve të tjerë gjatë kryerjes së detyrës dhe kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për të penguar punën e gazetarëve dhe përpjekjet e tyre për të ofruar informacion të paanshëm dhe objektiv në interes për publikun.
“Me këtë rast, i bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Policisë së Kosovës, si dhe në këtë rast përgjegjës për siguri dhe paqe KFOR-it, që sa më parë të identifikojnë autorët e dhunës në Leposaviq dhe t’i sjellin para drejtësisë.
Shprehim keqardhjen tonë për sulmin ndaj kolegëve tanë dhe urojmë shërim të shpejtë për gazetarët e lënduar”, thuhet në reagim.