Policia ka njoftuar se i mituri për të cilin kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij u kthye te familja.
Pas publikimit të fotografisë, Policia thotë se për një kohë të shkurtër u siguruan informacione për identitetin dhe adresën e vendbandimit të tij.
“I mituri është kthyer tek familja” – thuhet në komuniktatën e Policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar.