Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ktheu detin në truall, shkarkohet drejtuesja e Kadastrës

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Kadastrës së Sarandës. Vendimi i ministrisë së Drejtësisë erdhi pas denoncimit në emisionin Stop, në Tv Klan. Nga investigimi rezultoi se familja e drejtoreshës Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Pranë hotelit të tyre, familjarët kanë gllabëruar një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues. Emisioni “Stop” ka mësuar se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK.