Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin Verior. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here deri e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit; po diktojnë kushtet e motit edhe në republikën e Kosovës, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të jenë dominante. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit; ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 5°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë orëve të paradites; kryesisht në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen si fillim në veri-veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë -4 gradë C dhe në mesditë do të ngjiten deri në 8 gradë C. Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Europa
Gadishulli Skandinav si edhe Europa qendrore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Europës. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta paraqiten Europa Lindore, rajoni i Balltikut si edhe gadishulli i Ballkanit./abcnews.al