Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
E Premte, 29 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/23°C
– Zonat e ulëta 10/25°C
– Zonat bregdetare 12/25°C