Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë nuk priten reshje. Ndërsa në orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira të shpeshta vetëm zonat përgjatë kufirit Lindor.

Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shenohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës, ku më të theksuara priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së hënë do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e MV. Kjo situatë do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Ohër deri në 21°C vlera më e lartë në Shkup. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Skandinav dhe ishujt britanikë duke bërë që vranesirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe përmbytje lokale. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të perfshihen nga vranësira dhe shira konvektivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta./abcnews.al