Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta deri mesatare. Orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor.
Gjatë natës pritet zhvillim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulet maksimumi duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim të ulët.
Kosova
Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta, Ndërsa orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më ët madhe të Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë; Temperaturat e ajrit do të qëndrojë konstante në orët e mëngjesit, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.
Maqedonia e Veriut
Gjatë paradites, Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites, ku pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu lagështira në ajër do të rritet ndjeshëm. Për sa i përket temperatura e ajrit do të qëndrojë konstante në orët e mëngjesit por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C. Ndërkohë era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi verior.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten Europa Jugperëndimore, gadishulli Apenin si edhe Brigjet e Egjeut ndërsa si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Veriu i kontinentit drejt Europës Qëndrore do të sjellë në këto rajone rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu vendet e Ballkanit do të paraqiten me vranësira konvektive duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e breshërit.