Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kthjellime, vranësira dhe rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Parashikohet rritje e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo do të sjellë moti të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

Kosova

Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites dhe mesditës të dominohen nga intervalet e gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë grumbullim të vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -3°C minimalja deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e e lehtë përgjatë gjithë 24-orëshi më shpejtësi maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veri-perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e pasdites parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellë, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që mbrëmja të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat Veriore – Veriperëndimore por gjatë natës parashikohet që vranësirat të shtrihen në të gjithë republikën e MV por nuk priten mundësi për reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites; duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Evropa

Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell do të paraqiten gadishulli Iberik, Pellgu i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav ndërsa përjashtim bëjnë Europa Lindore, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre ku priten reshje të dendura shiu e dëbore; shoqëruar herë pas here më stuhi të forta Ere dhe shkarkesa elektrike./abcnews.al