Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se në gjithë mediat e botës, Kurti është portretizuar si një kryeministër që po e provokon situatën ne veri, që po i shtyp pakicat dhe po i bën të ndjehen të pasigurt.
“Ka krijuar një atmosferë të tillë që prej BBC e CNN e te mediat në Shqipëri, thonë që kemi një kryeminsitër që provokon situatën, shtyp pakicat atje, con njësi speciale. Janë bërë me mija arrestime dhe njerëzit po ndihen të pasigurt”, ka thënë ajo.
Kuçi thotë se si PSD kanë deklaruar se tensionet në veri s’kanë pasur nevojë të ndodhin, meqë veprimet e Qeverisë Kurti kanë pasuar pasi është pranuar Asociacioni.
“Pse kemi thënë ne që s’ka pasë nevojë me ndodhë këto tensione, sepse tensionet janë kanë masi u pranu Asociacioni”, ka shtuar tutje ajo.
Sipas saj, e gjithë kjo po bëhet që t’i kërkohet Kurtit të pranojë marrëveshjen për të mos hyrë në sanksione, dhe se kur Kurti të pranojë, opozita s’do të mundet t’i thotë më asgjë.
“Për me ardhë në ditën që prej Lumir Abdixhikut dhe Edi Ramës t’i thonë Albin pranoje mos të hyjmë në sanksione. Tash ky e pranon, s’ka opozitë që mundet e i thanë dicka sepse thotë ju më keni thanë”, ka deklaruar ajo.