Duhet treguar një kujdes shumë i madh kur ushqehen të vegjlit. Në 9 muajt e parë sistemi i tyre tretës nuk është forcuar siç duhet për të tretur të gjitha ushqimet. Ndaj në këtë artikull do ju tregojmë se cilat ushqime duhet të shmangni për to deri në 9 muaj.
1. Qumësht lope/ soje
Në 9 muaj enëzimat e pranishme në zorrë nuk kanë arritur zhvillimin e tyre të plotë. Prandaj foshnja nuk është në gjendje të tresë proteinat në këto lloje qumështi. Për më tepër, ato përmbajnë minerale që janë të dëmshme për veshkat.
2. Spinaqi
E rëndësishme është të mos e teproni me dozat. Perimet përmbajnë nitrate natyrale, veçanërisht ato me gjethe jeshile. Në trupin tonë, nitratet kthehen në nitrite. Të marra në sasi të tepërta, nitritet mund të shkaktojnë një çrregullim që ndikon në shpërndarjen e saktë të oksigjenit nga qelizat e gjakut. Në këtë rast lëkura merr një ngjyrë blu-vjollcë.
3. Kripë
Një tjetër produkt që mbingarkon veshkat e të porsalindurve është kripa e tepërt. Nuk rekomandohet shtimi i saj në supa ose ushqime për fëmijë, për shkak të sasive të larta të natriumit që përmban. Shmangni përdorimin e saj sa herë që është e mundur.
4 .Sheqeri
Sheqeri i pranishëm në ëmbëlsira ose lëngje dhe ushqime të gatshme për fëmijë, rrit nivelin e glukozës në gjak. Nëse vendosni të ëmbëlsoni ushqimet e të vegjëlve tuaj, grini një banane ose përdorni qumështin e gjirit. Idealja është që ata të mësohen me sheqerin natyral të pranishëm në fruta.
5. Mjaltë
Mjalti zakonisht përmban toksina që mund të shumohen me shpejtësi në trupin e një fëmije 9 muajsh, duke shkaktuar potencialisht botulizëm dhe duke vënë në rrezik jetën e foshnjës.
6. Qumësht orizi
Nuk rekomandohet dhënia e qumështit të orizit për fëmijët nën 1 vjeç, pasi përmbajnë sasi të mëdha arseniku dhe metale të tjera, të rekomanduara vetëm në dietën e të rriturve./Living/