Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kujdes, moti i keq ka ‘pushtuar’ vendin/ Ja çfarë duhet të bëni para se të ngisni makinën këto ditë me shi

Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ duke lënë pas dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe disa qarqe të tjera të vendit.

Shiu dhe breshëri i dendur shkaktuan edhe aksidente me vdekje.

Në këto situata të pazakonta, kujdesi nis para drejtimit të makinës dhe shoferi duhet të jetë vigjilent të sigurohet se pjesët e automjetetit janë në gjendje të mirë pune.

Dritat, fshirëset e xhamave dhe gomat janë më kryesoret.

Këshillon që në kushtet e motit të lagësht duhet ecur “më ngadalë se zakonisht”, pasi për shkak të pranisë së ujit në rrugë, koha e reagimit të automjetit është më e ngadaltë.

Distanca e sigurt mes makinave është gjithashtu me rëndësi të veçantë. Kjo pasi frenimi i makinës në rrugët me shi është i vështirë. Prandaj këshillohet shmangia e frenimit të rëndë dhe ngadalësimi gradual i shpejtësisë.