Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kujdes, pamje të rënda/ 28-vjeçari shqiptar përplas për vdekje bashkatdhetarin në vendin fqinj, ja momenti i tmerrshëm (Video)

Një video shokuese ka publikuar televizioni shtetëror ERT në Greqi që tregon një 28 vjeçar me origjinë shqiptare i cili kalon mes për mes një prej rrugëve me më shumë qarkullim në Athinë dhe një makinë që po vinte në atë moment e përplas me forcë dhe e hedh disa metra larg.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e se enjtes kur një drejtues automjeti, edhe ai me origjinë shqiptare, që po ecte në bulevardin Vuliagmenis me drejtim për në Varkiza, pa papritmas para tij në mes të rrugës 28 vjeçarin dhe pa mundur të ndalojë makinën, brenda një sekonde e godet duke e plagosur për vdekje.

“Dëgjova një zhurmë ,por thashë ndonjë aksident si ato që ndodhin përditë, ndonjë makinë është përplasur. Por më pas pashë një makinë dhe një njeri të shtrirë dhe kuptova se kishin përplasur një këmbësor.“- shprehet një i ri.

Siç kanë deklaruar oficerët e policisë rrugore i aksidentuari ka kaluar rrugën ndërkohë që semafori ishte i hapur me dritën jeshile vetëm për automjetet. 20 vjeçari është marrë me ambulancë duke pasur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por disa minuta më vonë ka humbur jetën nga hemorragjia e brendshme

“Pashë videon kur kombësorin e hodhi disa metra lart në ajër një makinë. Nuk e kishte fajin shoferi , por këmbësori që kaloi me semafor të kuq.”

Autoritetet e policisë rrugore që kanë arrestuar 26 vjeçarin sipas rregullit dhe i kanë bërë edhe testin e alkoolit, kanë marrë edhe materialet filmike nga kamerat e rrugës për ti dërguar tek prokurori, ndërsa drejtuesi i mjetit që përballon akuzën e vrasjes pa dashje do të dëshmojë për aksidentin. Identitetet e të dy shtetasve me origjinë shqiptare ende nuk janë publikuar.