Policia Rrugore ka paralajmëruar gjoba të dyfishuara për të gjithë ata që kalojnë shpejtësinë e lejuar në Rrugën e Kombit. Sipas bluve, të gjithë duhet të kenë kujdes dhe të mos shtojnë shpejtësinë, pasi vret jetë.
180 km/h në Rrugën e Kombit ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h.
Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën.
Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!
Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.
Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!
Përqendrohu në timon! Familja ka nevojë për ty!
Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore.