Ile Gjuni ka rrëfyer përplasjes me vjehrrit e saj pas vdekjes së bashkëshortit Avni Gjuni në një aksident me makinë rreth 1 vit më parë.
23-vjeçarja, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ka treguar se vjehrrit nuk donin ta lejonin që të ikte nga banesa e tyre dhe se për kujdestarinë e djalit të saj, Amarit, i kanë thënë që do e zgjidhnin me Kanun.
Gjithashtu iu është përgjigjur edhe akuzave të vëllait të vjehrrës së saj, Barie Gjunit i cili e akuzoi se gjithçka e bën për para.
“Paratë e siguracionit i ka ndarë avokati, janë ndarë në pjesë të barabartë, ka marrë djali, unë dhe vjehrri me vjehrrën”, tha ajo, duke shtuar se nuk është e vërtetë që do të martohet dhe largohet jashtë vendit.
Ile Gjuni: Nuk është e vërtetë. Fëmijën i kam thënë e kam vizituar dhe do ta vizitoj unë, sepse nuk e di ku e ke dërguar, ka doktorin e vetë. S’kam folur fare, nuk është fare në Belgjikë, e ka dërguar të motrën sa në Buzë Madhe, e vende të tjera.
Nuk ikën dot në Belgjikë sepse është shpallur në kërkim. Paratë e siguracionit i ka ndarë avokati, janë ndarë në pjesë të barabartë. Ka marrë djali, unë dhe vjehrri me vjehrrën.
Më tha “Do të bëj plan që do ta marr”. Nuk i kam thënë që nuk do të ta jap. I thashë do që të shkojmë në gjyq, më tha jo, do e bëjmë me kanun. Kur vdiq Avniu nuk donte të më lejonte të ikte.
Djali flinte me mua dhe vjehrrën, unë isha në punë dhe bëja edhe punët e shtëpisë.
Nuk është e vërtetë që kam dashur të iki jashtë vendit apo që të martohem. Ia kam thënë edhe familjes që nuk largohem.
LEXONI EDHE: “I mori ilaçet e djalit, i hodhi në kanal! Motra e trajtoi si Princeshë”- Gjyshja rrëmbeu nipi, i vëllai tregon arsyen dhe i bën thirrjen nënës së 3-vjeçarit: Lëri budallallëqet, e dimë që e bën për para
Ndërkohë vëllai i Barie Gjunit, iu kundërpërgjigj duke u shprehur se e motra e tij ka kërkuar vetëm që 3-vjeçari të rritet me dashurie dhe se Ile Gjuni mund të martohet, pasi është vajzë e re.
I vëllai i Barie Gjunit: Si nënë që je, të vijë turp që fute veten në këtë situatë. Këtu ka shtet e ligj. Me ligj do ta zgjidhim. Kam qenë në Shqipëri sepse kam babain pa qejf, shkoj e vij, nuk jam në kërkim. Këto ditë do të rikthehem.
Kanë kërkuar mbas aksidentit që fëmija të rritet me dashuri për të dy palët. Nuk kanë dashur që të rritet pa nënë e baba. Ajo do të martohet se është gocë e re. Por t’i ndalosh vizitat e nipit, është absurde.