Graciano Tagani ka shpërthyer keq mbrëmë ndaj Heidi Bacit, duke i thënë se “je për turp, s’ke edukatë dhe s’ke norma”. Madje ai e pyeti se “me kë do shtrihet” banorja në krevat, “me Fationin, me Romeon?”.
Këto fjalë e kanë rënduar shumë banoren, e cila më pas bëri një bisedë me partnerin e tij, Romeo Veshaj, ku i tregoi çfarë i kishte thënë balerini.
Përplasja ka vijuar edhe ditën e sotme kur Heidi ishte pranë partnerit të saj, Romeo Veshajt, teksa balerini iu kthye ashpër asaj. Heidi në një moment i kërkoi ndihmë Romeos dhe Graciano i tha “mos të ankohet te Romeo”.
“A je burrneshë? A je ti Heidi i argumenteve”, i tha ai, ndërsa Heidi i tha: “Më ke prek në moral”. Balerini nuk e la me kaq dhe iu kthye: “U kujtove ti për moralin”.
Ndërkohë Veshaj iu drejtua Gracianos duke i thënë se si mund të përmend emrat e të tjerëve, kur ndërkohë ai është aty.
Pjesë nga përplasja mbrëmjen e djeshme e Gracianos me Heidin:
Heidi: Jam super e rënduar.
Romeo: Pse çfarë pate?
Heidi: Po, ofendime prapë, me zor po e heq këtë ndjesinë edhe njëherë e kupton?
Romeo: Çfarë ndjesish?
Heidi: Shpëlarjet e forta, e kupton? Me zor po e heq. Ofendime, kujt do i futesh në krevat këtë herë.
Romeo: Kur ta ka thënë dhe kush?
Heidi: Graciano.
Romeo: Kujt do i futesh në krevat këtë herë? Në çfarë sensi?
Heidi: Në sensin kujt do i futesh në krevat, Romeos, Fationit, kështu
Më pas Heidi u shpreh se po i shpifet situata me Gracianon dhe Françeska Muratin. Romeo e këshilloi që me ‘pak kujdes mund të shmangen gjërat’.
“Unë jam ninxha e shmangies, o nuk është njeri. Unë jam ninxha e shmangies në këtë shtëpi”, i tha Heidi.
View this post on Instagram