Kukësi sot në orët e para të mëngjesit është përfshir nga fenomeni i mjegullës së dendur.
Pas reshjeve të shiut të rënë gjatë natës, qyteti është zgjuar nga prania e dendësisë së mjegullës.
Mjegulla ka zvogëluar fush-pamjen e për pasoj edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.
Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.
Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësin e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkakë të kufizimit të fush-pamjes deri në 30-40 metra.
Shpesh herë fenomeni i mjegullës së dendur bëhet edhe burim aksidentesh. Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës.